Mirranda Kerr dhe themeluesi i Snapchat bëhen prindër të një djali
Vetëm një vit pas martesës luksoze, supermodelja Miranda Ker dhe biznesmeni Evan Spiegel u bënë prindërtë një djali.
Sipas TMZ, çifti i famshëm vendosi ta pagëzoj me emrin e gjyshit të Evanit, Hart. Duket se çifti i famshëm ka dëshiruar t’i befasoj miqtë dhe familjarët, duke marrë parasysh se shumë media raportuan se dyshja po priste vajzë.
“Little Hart do të ketë një dhomë gjumi të bukur. Miranda ka shpenzuar tashmë rreth 250 mijë dollarë për të gjitha gjërat e nevojshme”. Ajo tashmë ka një djalë shtatë-vjeçar nga martesa me ish-burrin, aktorin hollivudian, Orlando Bloom.
Modelja dhe miliarderi, bashkë-themelues i “Snapchat” Ivan Spegel janë së bashku që nga viti 2015. Ata u martuan vitin e kaluar në maj, kur organizuan një martesë luksoze, me të pranishëm vetëm miqtë dhe familjarët.