“Miss Anglia 2018”, për herë të parë një finaliste e mbuluar me hixhab
Për herë të parë të disa dekadave të garës së bukurisë në finale do të jetë edhe një vajzë e mbuluar me “hixhab”.
Sara Iftekhar, nga Huddersfield është femra e parë që ka ecur në pistën e modës dhe mund të jetë “Miss Anglia 2018”.
Studentja 20-vjeçare është e vetmja konkurrente që konkurroi e veshur në Kelham Hall, në Nottinghamshire.
Studentja myslimane, e cila shpesh ndan fotografitë e veta që në llogarinë personale në Instagram, tha se “nuk mund të kuptojë se sa është e mahnitshme të ketë arritur finalet e konkurrencës”.
Bukuroshja gjithashtu po përdor publicitetin për të fituar para për qëllime bamirëse, ku do të ndihmojë fëmijët e paprivilegjuar anembanë botës.