Ja çfarë ja mbush zemrën Trejsi Sejdinit, Miss Universe Albania
Trejsi Sejdini është bukuroshja, e cila u shpall fituese e “Miss Universe Albania 2018”. Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e bukurisë që do të organizohet në Amerikë në konkursin e 68-të, një kompeticion me 500 millionë shikues, live në FOX News. Por ndërsa të gjithë jemi në pritje të kompeticionit dhe ethet e garës rriten në një intervistë për “Dasara Show” në TvT, Trejsi ka treguar se ajo është duke u marrë me punë vullnetare dhe kjo gjë i ka mbushur zemrën.
Bukuroshja po bashkëpunon me “Fundjavë Ndryshe” për ti sjellë gëzimin dhe buzëqeshjen familjeve në nevojë. Madje Trejsi ka kontribuar personalisht për një familje për të ndryshuar kushtet e vështira dhe drastike ku ata jetonin. Gjithashtu ka kontribuar edhe në “Kryqin e Kuq”, në Elbasan dhe shpreson që edhe në të ardhmen të vazhdojë me bamirësitë për familjet e tjera në nevojë.