“Miss Universe Peru” uron përmes një video Trejsi Sejdinin
Trejsi Sejdini është bukuroshja, e cila u shpall fituese e “Miss Universe Albania 2018”. Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e bukurisë që do të organizohet në Amerikë në konkursin e 68-të, një kompeticion me 500 millionë shikues, live në FOX News.
Por ndërsa të gjithë jemi në pritje të kompeticionit dhe ethet e garës rriten, fituesja e “Miss Universe Peru 2018”, Valeria Piazza përmes një video të publikuar ka përshëndetur në mënyrë tejet të veçantë Trejsin. Ajo me një buzëqeshje në fytyrë dhe tejet e lumtur ka uruar Miss-in tonë në konkursin e bukurisë që pritet të nisë së shpejti.
Duket se Trejsi me elegancën, sharmin dhe bukurinë e saj ka bërë për vete edhe fansat e parë duke krijuar simpati dhe marrëdhënie shumë të mira edhe me Miss-et konkurente në garën e bukurisë.