Lajme

01 February 2017

Missy Elliot poston një video sa prekëse aq edhe frymëzuese

“Nuk do të postoja video deri javën tjetër por kjo më preku zemrën. Muzika ka shumë fuqi. Ky djalë i ri është në spital dhe u çua nga krevati e filloi të kërcente. Tha që po kërcente pavarësisht dhimbjes! Mos u mërzit pse unë jam këtu, vetëm dije që jam më mirë!”
Kanë qenë këto fjalët që ka shkruar Missy Elliot krahas videos që ka postuar në Instagram. Në video shfaqet një djalë që ndonëse është në spital i sëmurë, ka mbledhur forcat dhe ka filluar të kërcejë nën ritmet e këngës së artistes. Ashtu siç dhe Missy Elliot ka shkruar, muzika me të vërtetë mund të bëjë mrekulli, e ky djalë është përpjekur ta tregojë këtë e ti japë shpresë të gjithë të sëmurëve të tjerë, por jo vetëm.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com