Missy Elliott, reperja e parë me një yll në bulevardin “Hall of Fame” në segmentin e tekstshkruesve
Është zyrtare, Missy Elliott do të përfshihet në “Hall of Fame” .
Pasi u nominua në nëntor, reperja do të bëhet artistja e parë e hip hopit që do të ketë yllin e saj në bulevardin më të famshëm.
Pesë muzikantët tjerë që do të përfshihen janë Dallas Austin, Yousuf Islam, John Prine, Tom T. Hall dhe Jack Tempchi.
Ikona globale e repit, karriera e të cilës zgjerohet në dy dekada, ka firmën e saj në disa hite si “They Rain”, “Work it” dhe “Get Ur Freak On”.
Ajo dallohet për punën me yje si Whitney Houston, Beyonce dhe Janet Jackson.
Elliot është reperja e tretë që hyn në bulevardin e të famshmëve për kompozitorë pas Jermaine Dupri dhe Jay Z.
“Dua të përgëzoj të gjithë kompozitorët që kanë hyrë në bulevardin e të famshmëve për vitin 2019. Jam shumë falënderuese për këtë”, deklaroi Missy.