Lajme

31 October 2018

Mjaftoi një status! Nicky Minaj dhe Cardi B i japin fund grindjes midis tyre

Prej disa javësh sherri mes Nicki Minaj dhe Cardi B ka rrëmbyer vëmendjen e mediave rozë. Vajzat shkuan deri aty sa nuk kursyen edhe dhunën fizike ndaj njëra-tjetrës. Por krejt papritur gjërat kanë ndryshuar. Dy reperet i kanë dhënë fund sherrit midis tyre. Duket sikur vajzat janë lodhur nga situate e krijuar dhe kanë vendosur ti japin fund.

Nicki publikoi në Twitter një mesazh përmes të cilit I dha fund “rivalitetit”: “Ok djema, le të përqendrohemi në gjëra pozitive nga sot e tutje. Të gjithë jemi të bekuar. E di që këto gjëra janë zbavitëse dhe për të qeshur për shumë njerëz, por unë nuk do të diskutoj më këto gjëra të pakuptimta”.

Më pas habiti fakti se të njëjtin status, Cardi B e publikoi në profilin e saj dhe shkroi: “Mirë atëherë, le të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë”!

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com