Modelja bukuroshe Zienna Sonne ka disa preferenca…
Maxim në numrin e saj të rradhës sjell bukuroshen Zienna Sonne dhe falenderon zyrtarisht kombin e Danimarkës jo vetëm që ata krijuan pastat më të mirë të mëngjesit në botë, por edhe për femrat e bukura.
Në intervistën e saj Zienna tregon më tepër për jetën e saj në Amerikë, për fushatat si modele dhe për mjaft aspekte nga jeta e saj personale. E pyetur se si një mashkull mund të tërheqi vëmendjen e saj ajo shprehet se gjithçka lidhet me qëndrimin dhe mënyrën si ai kujdeset për pamjen e tij për të qënë gjithmonë i kuruar deri në detajin më të fundit dhe që nuk largohet nga të qënit vetvetja për të fituar vëmendjen time. Ai nuk duhet të ketë frikë të tregojë veten e tij apo të interesohet çfarë mendojnë të tjerët për të.
Zienna nuk pëlqen ngacmime të tipit: “Ti je shumë e nxehtë! Ti dukesh si vajza ime”. Meshkujt nuk do ta kenë të vështirë të kuptojnë se ajo është e interesuar për ta sepse një karakteristikë e karakterit të saj është të qënit e drejtpërdrejtë. Ajo adhuron të “arratiset” në kampe, drejt natyrës së bukur dhe larg qyteteve të zhurmshme.
Dhe teksa iu përgjigjet pyetjeve pikante të tilla si kur ndjehet më seksi ajo përgjigjet menjëherë pas dushit. Cila pjesë e trupit tuaj ju pëlqen të tregoni më së shumti në Instagram?“Unë mendoj se janë linjat e mia trupore . Është diçka që kam luftuar shumë për t’ia arritur. Tani jam krenare për gjithçka që kam arritur me trupin tim”.
Sipas Ziennës një person në dhomën e gjumit duhet të tregojë anët e tij të buta dhe ato më të forta. Fantazia e saj më seksi sipas saj nuk pranohet publikisht por që uniformat mund të veçohen si të tilla.
Ndërsa në përfundim të intervistës ajo u shpreh se fantazitë e ndaluara mbajnë emrin çokollatë dhe qumësht.