Modelja e klipit të Majk gjendet e pajetë në shtëpinë e saj
Me siguri të gjithë e keni fiksuar në mendje imazhin e modeles bukuroshe me kaçurrela, që shfaqet në klipin e reperit Majk, “Qikita”.
Tashmë mësohet se, modelja serbe e quajtur Marija Çurçiç ka kryer vetëvrasje më 11 nëntor të 2018-s.
Media serbe “telegraf.rs” shkruan se, 25-vjecarja me origjinë afrikano-serbe ka patur një gjendje të rënduar mendore, por arsyeja e veprimit të saj nuk është konfirmuar. Sipas mediave nuk është gjetur asnjë letër apo shenjë depresioni nga prindërit e saj.
Nëna e saj, Anne Marie Alves-Çurçiç bëri një shkrim rreth 3 muaj para vdekjes së të bijës për të hapur një fushatë për të gjithë të prekurit nga depresioni.