Modelja e njohur bëhet për herë të parë nënë e një vajze
Modelja e njohur Gresi Petroviç është bërë për herë të parë e nënë e një vajze. Ajo ka lindur në datën 5 korrik, por Greiss ka vendosur ta ndajë me fansat e saj lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushes vetëm ditën e sotme.
Në rrjetin social Instagram ajo ka postuar një foto ku shfaqet dora e saj dhe e princeshës së saj të sapo ardhur në jetë.
“Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!. Emel Pajenga, princesha jonë, erdhi në jetë më 5 Korrik 2018! Mirënjohje dhe falënderim nga zemra për shërbimin dhe përkujdesjen e treguar, stafit të mrekullueshëm të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Faleminderit Zot që na bekove me një engjëll!”, shkruan Greiss krahas fotos së publikuar.