Modelja e njohur për shkak të vetullave ka marrë kërcënime me vdekje
Sophia Hadjiapanteli u bë e famshme vetëm prej vetulluave të cilat as nuk i heq as nuk i pret dhe as nuk i rregullon kurrë.
Ajo tashmë është kthyer në modele mjaft e njohur vetëm prej tyre.
Por së fundmi Sophia është shprehur se se merr shumë kërcënime për vdekje në rrjete sociale.
E ftuar në “Good Morning Britain”, 22-vjeçarja tregoi se mundohet të mos lexojë komentet negative dhe ngushëllimin e gjen tek i dashuri.
“Marr shumë kërcënime për vdekje. Përpiqem të mos lexoj shumë prej tyre, njerëzit më thonë që më shkruajnë gjëra të tilla dhe në të vërtetë nuk kam durim që të lexoj komentet e shumë personave. Është pak turp kur do të lexosh komentet e mira dhe përfundon tek të këqijat”, tha Sophia.