Modelja e njohur publikon nje foto pa filtra dhe na le pa fjale
Ashley është një nga modelet e njohura mbi peshë. 28-vjeçarja dëshiron që fansat e saj të dinë se është krenare për çdo pjesë të trupit, madje dhe për celulitin.
Ajo ka postuar një foto në Instagram ku tregon kofshët e saj me celulit.
“Unë stërvitem. Bëj më të mirën për të ngrënë mirë. E dashuroj lëkurën që kam. Dhe nuk më vjen turp nga celuliti… dhe juve gjithashtu”, shkruan Ashley në diçiturën e fotos shoqëruar me hashtagët ‘bukuria pas trupit’ dhe ‘adhuroni lëkurën që keni’.
Ashley, që aktualisht po punon si gjyqtare edhe në show0n televiziv ‘America’s Next Top Model’, ka qenë në Filipine duke shijuar motin e ngrohtë. Vetëm dy ditë më parë ajo postoi një seri fotosh në Snapchat ku tregon format e saj të rrumbullakta.