Modelja e revoltuar:”Mu shkatërrua karriera për shkak të reklamës së DOLCE&GABBANA ”
Pak kohë më parë u publikua një reklamë e Dolce & Gabbana e cila shkaktoi shumë polemika.
Modelja kineze e cila ishte protagoniste e reklamës,është shprehur se për shkak se reklama u përfol shumë për racizëm asaj ju shkatërrua karriera.
Në tri videot e publikuara në nëntor, shihet Zuo Ye duke u përpjekur që të hajë ushqim italian, përfshirë pica, me shkopinj.
Kjo u konsiderua gjerësisht në Kinë si ofenduese dhe çoi në reagim të ashpër në vendin aziatik, ku disa shitës me pakicë tërhoqën produktet e markës.