Lajme

11 September 2018

Modelja e Victoria’s Secret tregonin vështirësitë në fillimin e karrierës: Më tallnin, braktisa shkollën

Asgjë nuk ka qenë e thjeshtë për modelen Victoria’s Secret. Shanina Shaik ka pasur një fëmijëri tepër të vështirë dhe rruga drejt suksesit ka patur plot pengesa. Në një intervistë për “The Cut”, modelja ka pranuar se e ka braktisur shkollën si rezultat i ngacmimeve dhe talljeve të vazhdueshme.

“Kur isha në shkollë të mesme më tallnin dhe kjo ishte me të vërtetë e vështirë për mua. Ishte një abuzim mendor. Nuk shkova më në shkollë”, shprehet Shanina. Ajo më tej shpjegoi se të jesh në industrinë e modelingut kërkon rezistencë mendore, sepse refuzimi është një pjesë normale e jetës.

Duke pranuar se ndihet ende e pasigurt si të gjithë, ajo shtoi se tani ndihet mirë me veten dhe ka një grup të gjerë mbështetësish.Shanina, e cila ka prejardhje nga Australia, Lituania, Pakistani dhe Arabia Saudite, ka falënderuar nënën e saj që e ka ndihmuar të kapërcejë kohët e vështira.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com