Lajme

17 January 2019

Modelja Kelly Brook heq dorë nga kilet e tepërta dhe shkak bëhet i dashuri i saj

Ditën e djeshme Kelly Brook u shfaq në një aktivitet bamirësie në Londër, ajo kishte veshur një xhaketë të zezë të gjatë dekolteja e së cilës ishte mjaft e hapur.

Me këtë rast ajo tregoi rezultatet që ka arritur në muajt e fundit të peshës trupore.

Bukuroshja britanike kohët e fundit ka pranuar se gjatë dy viteve të fundit ka shtuar kilogramë dhe momenti kur vendosi të dobësohej ishte kur i dashuri i saj, Jeremy Parisi tha se dukej si një ”tullumbace”.

Kelly ka qenë gjithmonë e njohur si një modele e formave me mbipeshë dhe njerëzit e donin atë për këtë arsye, por sipas saj, dashuria fitoi në këtë rast.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com