Modelja sposton Rita Oren
Besojmë se shumë prej jush e mbajnë mend një nga konkurset më të bukura amerikane, “Next Top Model” në të cilin merrnin pjesë vajza të bukura të zakonshme për të realizuar ëndrrën e madhe, të bëheshin modele. Prej vitit 2016 në krye të jurisë të këtij konkursi është këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora një ekperiencë kjo që padyshim është një pikë më shumë në karrierën e Ritës.
Paraardhësja e Ritës, Tyra Banks vendosi të tërhiqej për një farë kohe një vit më parë duke ia liruar karrigen e gjykimit bukuroshes shqiptare. Mirëpo duket se shkëputja e modeless ë famshme nuk ka zgjatur shumë pasi mbrëmjen e djeshme ajo ka lajmëruar se Ritës do i duhet të largohet pasi të gjykuarit dhe modelingu është në ADN-në e saj.
“Pasi u mendova gjatë kuptova se të qëndroj prapa kamerave nuk ëhstë puna e duhur për mua pasi American’s Next Top Model” është në ADN-në time.Falenderoj shumë Rita Orën për gjithë mirësinë që i solli këtij spektakli”- ka shkruar Tyra në Twitter.
Edhe Rita e ka vlerësuar shumë këtë ekperiencë të sajën madje ka postuar dhe një fotot krah Tyra Banks në Instagram.