Modelja tregon rreth realitetit të modelingur të lidhur me prostitucionin
Një modele e re nga Londra ka zbuluar se prostitucioni është mjaft i përhapur në industrinë e modës, ku vajzave i ofrohen para për të fjetur me burra të pasur.
Jazz Egger ka publikuar një mesazh ku agjensia i kërkon që të kalojë 1-2 orë me një mashkull për 2 mijë paund.
“Me datë 17, të enjten takim privat: Takim me një prej klientëve më të mirë në një hotel, djalë i ri bukurosh nga Irani, pi, flet për intimitet natyral. Klienti është aktor i famshëm, emri nuk mund të zbulohet, vajza duhet të veshë taka të larta dhe fustan të bukur. Sjella duhet të tregojë klas, flet anglisht rrjedhshëm. Pagesa është 2 mijë paund për 1-2 orë,” – shkruan një nga punëtorët e agjensisë.
20-vjecarja nuk ka pritur për t’i thënë se ajo është një modele jo eskortë. Agjenti më pas i shpjegoi se supermodelet paguhen deri në 2 milionë dollarë dhe e shijojnë gjithcka.
Modelja nga Austria i tregoi të gjithëve se kjo është mënyra se si funksionon bota e modës, ku prostitucioni po zhvillohet çdo ditë e më shumë.
Jazz, e cila ka rreth 35 mijë ndjekës në Instagram ka treguar se një nga agjensitë më të mëdha të modelindut ka marrëdhënie të ngushtë me kompaninë që i ofroi sukses dhe para në këmbim të seksit.