Monica Belluci i habit të gjithë në Kanë
Modelja dhe aktorja shumë e përfolur italiane, Monica Bellucci ka zyrtarizuar hapjen e edicionit të 70-të të festivalit të Kanës, në Francë, mbrëmjen e së mërkurës. Si gjithmonë ajo dukej shumë në formë e veshur me një fustan të hollë Dior, i projektuar nga dizenjuesi francez.
Festivali drejtohet nga regjisori Pedro Almodovar, i cili gjatë fjalimit e krahasoi me një femër, bukuria e së cilës nuk është te rinia por te shpirti i saj.
52-vjeçarja teksa ka performuar në skenë në një tango të mrekullueshme ka lënë të gjithë gojëhapur pasi performanca u mbyll me një puthje të balerinit.
Ylli i zjarrtë ka treguar më parë për Daily Telegraph, se nuk lodhej shumë për të qëndruar në formë, nuk shkonte shpesh në palestër dhe konsumonte ëmbëlsira, sekreti ishte metabolizmi i mirë që natyra i ka falur.