“More than a song”, nga Miriam Cani dhe Alban Skënderaj është duke ardhur…
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, javë më parë publikuan këngën “Dhurata”, e cila i dedikohet vajzën së tyre, Ameli. Por, dyshja ka vendosur që gjatë festave të fundvitit këtë këngë ta sjellin edhe në versionin anglisht.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Miriami përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
“Me datë 25.12 publikohet “More than a Song” versioni anglisht i këngës “Dhurata”. Kjo ndjenjë nuk njeh gjuhë e as kufij ndaj në këto ditë festash duam ta ndajmë këtë këngë me çdo prind e fëmijë kudo në botë”, ka shkruar Miriami.
“Dhurata“ ka rreth 2.2 milionë klikime në YouTube dhe ka rrëmbyer zemrat e të gjithve për vetë tekstin dhe mesazhin që ajo përcjell. Por ky nuk do jetë bashkëpunimi i tyre i fundit sepse ata kanë paralajmëruar për projekte të reja edhe gjatë vitit 2018.