Morena Taraku: Çdo frymëmarrje është më e vështirë pa të
Këngëtarja shqiptare Morena Taraku ka një marrëdhënie shumë të veçantë me babanë e saj por ajo nuk harron të kujtojë në çdo moment edhe nënën e saj,e cila nuk jeton më. Nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, apo edhe intervistë Morena ka treguar gjithmonë se i mungon shumë nëna e saj.
Të njëjtën gjë na ka treguar edhe sot nëpërmjet disa postimeve në Instastory. Morena është pyetur në lidhje më nënën e saj dhe pavarësisht dhimbjes së madhe që ndjen për humbjen e saj ajo nuk ka hezituar t’u përgjigjet fansave të saj.
“Ju mungon nëna juaj”, e pyet ndjekësi i saj.
“Sigurisht! Çdo frymëmarrje e imja është më e vështirë pa të. I them jo vetes sime, por realiteti është krejt ndryshe”, i përgjigjet Morena komentuesit.