Morena Taraku dhe Sabri Fejzullahu sjellin “Dashni”
Sabri Fejzullahu dhe Morena Taraku kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët.
“Dashni” titullohet projekti ritmik i dyshes, që e sheh një prej emrave më të mirënjohur të muzikës shqiptare me një prej bukurosheve më të ndjekura.
Muzika u punua nga LiBeats, kurse teksti nga Tim.
Videoklipi është realizuar në Shqipëri nga Max Production.
Morena kështu vazhdon aktivitetin e saj muzikor me projekte të reja pas një pauze disa mujore nga kënga e fundit.
Ndërkaq, Sabri Fejzullahu kështu vazhdon të rikonfirmojë se pavarësisht kalimit të viteve, ai është një prej më të dashurve të publikut dhe aktual në skenë.