Morena Taraku, DJ PM dhe DJ Dagz gjatë xhirimeve për klipin e ri takohen me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret
Artistët DJ PM, DJ Dagz dhe Morena Taraku tashmë gjendet në shtetin turk, ku pritet edhe të regjistrohet videoja e këngës së re. Bukuroshja dhe modelja në llogarinë personale në Instagram ka publikuar disa imazhe prej filmimeve teksa shihen se argëtimi nuk po u mungon.
Përpos xhirimeve duket se artistët dhe ekipi xhirues po kënaqen në Stamboll, ku kanë takuar edhe një ndër kuzhinierët më të famshëm në botë, Nusret Gokce.
Theksojmë se kjo nuk do të jetë kënga e fundit për këtë vit e Morenës pasi ka paralajmëruar edhe shumë projekte të reja.