Morena Taraku konfirmon lidhjen me milarderin dhe vendos të bëjë emrin e tij tatuazh
Morena Taraku prej kohësh ka qënë në qendër të vëmendjes për shkak të spekulimeve për një lidhje të mundshme me supermiliarderin nga Teherani Sasha Sobhani. Sasha mendohet se jeton në Turqi dhe për këtë arsye Morena Taraku e ka kthyer Stambollin, në shtëpinë e saj të dytë.
Mesa duket thashethemet nuk janë të kota, pasi Morena ka konfirmuar lidhjen duke gdhendur emrin e partnerit në pjesën e krahut. Miliarderi nga Teherani është djali i Ahmad Sobhani, i cili ka qenë ambasadori iranian në Venezuelë dhe Meksikë.
Morena përmes një postimi në Insastory ka treguar se ka vendosur ta gdhendë dashurinë për Sashën në një tatuazh.