Lajme

24 June 2018

Morena Taraku ndahet nga i dashuri milioner, arsyeja … është homoseksual

U lidhën shpejtë, u bë bujë në media dhe u ndanë sërish shpejtë. Po flasim për këngëtaren shqiptare, Morena Taraku dhe djalin që u përfol se ishte partneri i saj, Sasha Sobhani nga Teherani që nëpërmjet Instagramit kuptohej se bënte një jetë shumë luksoze.

Morena dhe Sasha u dashuruan dhe shpejt pikturuan emrat e tyre në lëkurë por vetëm dy ditë më parë në mediat shqiptare nisi të shpërndahej lajmi se gjithçka midis tyre kishte mbaruar.
Vetëm pak para mesnate mbrëmjen e djeshme, Morena ka shpërndarë në postim duke shkruar: “Kur kupton se i dashuri jot është homoseksual” – dhe i ka bashkangjitur këtij reagimi një meme tallëse.
Nuk e dimë me siguri nëse kjo video është e bazuar në eksperiencën e fundit të bukuroshes apo është thjesht një shaka e saj. Na mbetet të presim një sqarim nga ana e hitbërëses së “Femnat”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com