Mos e pyesni Chris Brown për Karrueshe sepse…
Paparacët e TMZ vendosën të ‘hetojnë’ me qëllim për të kuptuar si qëndron e vërteta mes Chriss Brown dhe ish të dashurës së tij Karrueche pas denoncimit që i bëri ajo me pretendimin se këngëtari e kishte kërcënuar me jetë dhe që kishte abuzuar me të.
Të enjten Chris ka qenë në një party dhe paparacët kanë tentuar të marrin një përgjigje nga ai në lidhje me situatën. Por këngëtari nuk ka zgjedhur t’i përgjigjet e është larguar.
Kujtojmë që Karrueche e akuzoi Chris që e hodhi nga shkallët, e goditi në stomak, kërcënoi me jetë atë dhe çdo person me të cilin ajo do të dilte. E kjo nuk është akuza e parë ndaj artistit. Vite më parë ai rrahu ish të dashurën, yllin e muzikës, Rihanna. Në një video live që bëri në Instagram ditë më parë ai e pohoi që ishte nga ata djemtë që kur e pëlqen një vajzë përpiqet me çdo kusht ta bëj të dashur, e mos ta lërë në krahët e askujt tjetër.