Mos i shkoni famës nga pas kur jeni të vegjël / Flet Selena Gomez
Ajo dhe ish i dashuri i saj, Justin Bieber patën një konflikt në rrjetet sociale që zuri kryefaqet e revistave për javë me radhë.Pak kohë më vonë, ajo anulloi turin dhe u zhduk për t’u trajtuar në një qendër për depresionin dhe ankthin në Tennessee. “Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë,” thotë ajo për InStyle. “S’kisha celular, s’kisha asgjë dhe isha e tmerruar. Sidoqoftë, ishte një përvojë e mahnitshme dhe mësova shumë. Pasi dola, ndihesha se mund të ecja vetëm përpara. Ka akoma ditë, kur ndihem si dikur. Vazhdoj të shkoj në terapi, sepse besoj se duhet të flasësh për ku ndodhesh në jetë. Momentalisht, ndodhem në një gjendje mendore shumë të shëndetshme,” thotë këngëtarja. Në paraqitjen e saj të parë në publik pas rehabilitimit, Gomez mbajti një fjalimprekës para gjithë fansave të saj. Selena pranon se sa më shumë rritet, aq më e pasigurtë ndihet. “Për shkak të rrjeteve sociale, është shumë e vështirë. Më kujtohet kur luaja në Disney. Isha thjesht një fëmijë që vinte rrotull dhe bënte fëmijët e tjerë për të qeshur. Ndërsa tani, më duket sikur kam njerëz të shëmtuar që përpiqen të nxjerrin gjëra negative nga figura ime dhe më rrethojnë me energji që më bën të ndihem keq për veten.” thotë Selena dhe e përmbyll me këshillën për të mos i shkuar pas famës kur jeni ende të vegjël. “Jeta ime nuk mund të varet nga a pëlqehem ose jo.”