Mos ndoshta Alketa sapo kopjoi Arbanën?
Arbana Osmani dhe Alketa Vejsiu janë cilësuar gjithmonë si dy rivale në ekran, edhe pse jashtë tij janë mikesha.
Mbrëmjen e djeshme në daljen e saj të radhës televizive, Alketa Vejsiu si rrallëherë kishte hequr dorë nga fustanet e gjata dhe me plot xixa.
Moderatorja simpatike mbante veshur një këmishë të bardhë, futur brënda pantallonave xhins të shkurtra, krijuar nga stilisja me famë ndërkombëtare Elisabetta Franchi.
Siç edhe mund ta keni venë re, trendi i këtij sezoni është xhinsi.
Vajzat e njohura të ekranit janë ridashuruar edhe njëherë me këtë copë.
Arbana Osmani, rivalja e Alketës në ekran vetëm pak ditë më parë publikoi një foto teksa shihej me një fund të shkurtër xhins, xhaketë xhins dhe një t- shirt të bardhë.
Mos ndoshta kjo veshje frymëzoi Alketën për t’u veshur si rrallëherë, ngjashmërisht se veshja e Arbanës? Këtë nuk dimë ta themi me siguri, por ngjashmëri veshjesh, frymëzuar nga xhinsi do i shihni shumë vërdallë këto kohë.
Vlen për t’u theksuar se të dyja moderatoreve u shkon shumë kjo veshje, sigurisht që edhe Megi Pojanit dhe Kiara Titos.