Mos ndoshta Luana ofendoi padashje fansat?
Luana Vjollca njihet si një nga personazhet V.I.P në vend më me shumë fansa, të quajtur ndryshe “LuanaTor”.
Luana pak kohë më parë lançoi në treg web-in e saj të veshjeve ku nxjerr në shitje fustanet që vesh në klipe apo emisione.
Së fundmi, teksa ndodhet me pushime në Maldive, Luana ka publikuar një InstaStory lidhur me të cilin nuk do jetë menduar gjatë kur e ka shkruajtur.
Teksa shihet vetë Luana e veshur me fustanin të cilin mbante veshur në klipin e saj të fundit “Boll u bo tu vujt”, moderatorja dhe njëkohësisht këngëtarja ka nxjerrë një shitje fustanin, njoftim të cilin e ka postuar në InstaStory bashkangjitur së cilës shkruan: “Se s’të lejnë rehat as për pushime. Mund ta blini tani fustanin në klipin e fundit”- shkruan Luana bashkangjitur fotos.
Mesa duket mesazhet e shumta dhe dëshirën e vajzave për veshur fustanin e saj, Luana e ka marrë si shqetësim.