Mos ndoshta Rita Lati thumboi Agron Llakaj?
Në puntatën e radhës të programit nga Jonida Shehu, mes panelit të të ftuarave ishte edhe Rita Lati.
Teksa Ritës iu kërkua nga moderatorja që të këndonte një këngë labe, kjo e fundit mori mikrofonin dhe këndoi këngën e famshme “Në një portokalle”.
“Unë kam kënduar parodi gjithë jetën dhe në një farë mënyre edhe kam kënduar ndonjë çik”, – u shpreh Rita. Ndërkohë u pasua nga fjala e Bujar Asqeriut: “Rita ka qenë aktore dhe parodiste e shkëlqyer!”
“…Që s’më zëvëndësuan dot aman!”, – e pasoi Rita me ironi dhe me nënqeshje.
Kujtojmë se thumbi i Ritës mund të ketë lidhje direkte me Agron Llakaj, i cili ky i fundit ishte në të njejtin panel, pasi Behar Meraj, aktori i njohur i cili ka shumë bashkëpunime me Ritën, është bërë pjesë e “Al Pazar”, programit të humorit nga Agron Llakaj.
Me këtë rast, Rita mesa duket “shfrytëzoi” momentin të thumbonte dy aktorët.