Mos vallë Loredana sapo zbuloi gjininë e bebes që pritet të vijë në jetë këto ditë
Çifti i njohur i showbiz- it, Loredana dhe Mozzik pritet të bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse reperja është në ditët e fundit të shtatzënisë ende nuk dihet gjinia e fëmijës. Të paktën deri pak orë, para se vetë Loredana të postonte këtë foto në llogarinë e saj në Instagram.
“Vajza e një nëne të mirë bëhet nëna e një vajze të mirë” shkruhet mbi foto.
Me të drejtë të gjithë po aludojnë se dyshja do bëhet me vajzë. Ky është rezultati nëse ecim me logjikën e thënies: Loredana është vajza e një nëne të mirë, ndaj do të bëhet nëna e një vajze të mirë.
E përkthyer në gjuhën popullore- Dardha bie nën dardhë!
Dyshimet janë përforcuar akoma më shumë nisur nga një postim i mëparshëm i reperes (tashmë i fshirë) ku shkruante:
“7 dhjetor 2018, është ende e fshehtë” ku fjalia shoqërohej me një simbol të gjinisë femërore.
Se sa hipotezë e saktë është mbetet për t’u parë.