Lajme

22 September 2017

Moschino i sjell modelet si buqeta lulesh

Java e Modës në Milano u mbajt ditën e kaluar dhe motrat Hadid i kemi parë të sfilojnë për koleksionin “Off-The-Wall” pranverë/verë të “Moschino”.

Modelet kanë pësuar një ndryshim drastik duke u shfaqur me flokë të shkurtra, vetulla të trasha e të theksuara. Ato prezantonin veshje vërtetë të çuditshme, si tufa voluminoze me lule në formë fustani të lidhura me fjongo të mëdha.

Disa veshje ishin më ndryshe, ku si element kryesor kishin puplat. Fustanet ishin kombinuar me xhaketa lëkure dhe çizme të zeza. Edhe pse shumica e këtij koleksioni ishtë vërtetë avangard, veshjet më të çuditshme u përfaqësuan nga Gigi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com