Mosha e Jennifer Lawrence, shkak për ndarjen me regjisorin Darren Aronofsky
Sipas “People”, aktorja 27-vjeçare Jennifer Lawrence dhe regjisori 48-vjeçar Darren Aronofsky nuk kanë vazhduar dot më lidhjen e tyre për shkak të diferencës së madhe në moshë.
Një burim tha se diferenca 20-vjeçare e moshës ishte faktori kryesor për ndarjen e çiftit që kishte vetëm një vit bashkë.
“Diferenca ishte e madhe dhe secili duhet të shihte të ardhmen në mënyrë të pavarur. Jennifer duhet të shikojë se si zhvillohet jeta e saj, ndërsa Darren ka përgjegjësi që ajo duhet ende t’i provojë”, është shprehur burimi.