Motra e Demi Lovatos tregon për gjendjen e këngëtares në qendrën e rehabilitimit
Që nga momenti kur Demi Lovato është shtruar në spital në lidhje me rehabilitimin e saj ndaj lëndëve narkotike kanë kaluar rreth 60 ditë. Së fundmi, në një intervistë ka qenë motra e këngëtares, aktorja Madison De La Garza, e cila ka treguar se Demi po ia del me sukses të qëndrojë esëll.
“Ajo po punon kaq shumë që të heqë dorë dhe jemi shumë krenarë për të. Ka qënë një periudhë e çmendur për familjen tonë. Ne po ia dalim të bashkuar. Dhe jemi 1000 më të fortë se ç’kemi qënë”, shprehet aktorja.
Madje ajo ka nisur edhe të bëjë plane për periudhën kur ajo të largohet nga qendra.