Motra e Mark Zuckerberg lë punën në Facebook: “Dua të krijoj diçka timen”
Motra e Mark Zuckerberg qënka një nga punonjëset kryesore të kompanisë “Facebook” të cilën siç dihet botërisht tashmë eshtë krijim i Mark Zuckerberg.
Por mesa duket ajo qënka mërzitur nga kjo punë…
Arsyeja?!
Ajo e urrente të ishte gruaja e vetme që kishte 10 vite pa ndërprerje punë.
36-vjeçarja Randi Zuckerberg u largua nga kompania e vëllait në vitin 2011, për të ndërtuar kompaninë e saj të mediave sociale.
Ajo thotë se, gratë vazhdojnë të jenë të margjinalizuar në botën e teknologjisë.
“Gjithmonë ndihesha shumë me komplekse për rolet gjinore. Më pëlqeu ajo që bëra në Facebook. Por unë e urreja të qenit gruaja e vetme në pothuajse çdo dhomë, që isha për 10 vjet rresht. Gjithmonë kam menduar se, dua të bëhem pjesë e zgjidhjes, të mos vazhdoj të jem pjesë e problemit”,
“Është kompania e tij. Në një moment unë me të vërtetë doja të krijoja diçka për veten time”, shprehet ajo për CNN.