Lajme

02 October 2018

Motrat Kardashian dhe Era Istrefi te fiksuara pas këtij detaji

||
0 Comment
|

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner janë dy ndër femrat më me ndikim në botë dhe kur bëhet fjalë për modë kanë inspiruar shumë vajza të tjera. E një prej tyre mesa duket është edhe Era Istrefi.

Ylli i këngës Bon Bon ka publikuar një ditë më parë një foto me një grim shumë të veçantë. E veshur me të zeza dhe me sytë në ngjyrë blu, foto në fjalë u komentua shumë. Por e dini nga është frymëzuar këngëtarja shqiptare? Ngjyra e zgjedhur për të theksuar sytë është aplikuar më herët në fytyrën e Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.

Dy vajzat e njohura që kanë bërë revolucion në grim shpesh prezantojnë kombinime të ndryshme për të reklamuar produktet që kanë krijuar dhe shesin. Era nuk i ka rezistuar dot ngjyrës blu e cila i shkon shumë edhe karakterit të saj guximtar.

collagedsa.jpg

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com