Motrat Kardashian pothuajse të zhveshura për të promovuar linjën e tyre të përbashkët
Kjo e mërkurë ishte shumë e rëndësishme për familjen Kardashian, Kourtney festoi ditëlindjen e saj të 39-të. Motra më e vogël e saj zgjodhi pikërisht këtë ditë për të anunçuar lajmin që ajo do të bashkëpunonte me motrën e saj për të sjellë linjën KOURT X KYLIE, që përfshijnë tre tone për sytë dhe tre buzëkuqë.
Lajmërimin e rëndësishëm 20 vjeçarja e bëri në Instagram, ku postoi foto të saj dhe Kourtney të veshura vetëm me lingerie ngjyrë nude.
Kujtojmë që Kylie është një nga biznesmenet më të suksesshme në botë në fushën e kozmetikës.