Mozzik bashkëpunim me reperin gjerman Veysel
Reperi Mozzik shquhet për hitet e shumta që ka sjellë sidomos kohëve të fundit. Po ai nuk do të ndalet me kaq pasi është duke përgatitur një bashkëpunim shumë interesant.
Këtë herë Mozzik vjen në bashkëpunim me reperin gjerman Veysel. Kënga mban titullin “Te amo” dhe do të publikohet së shpejti. Lajmin e ka bërë të njohur vetë Mozzik nëpërmjet postimit të tij në Instagram.