Mozzik dhe Loredana publikojnë “Bonnie and Clydee”
Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, Loredana dhe Mozzik kanë publikuar me videoklip këngën e tyre të parë së bashku, “Bonnie and Clydee”. Kënga është kryesisht në gjuhën gjermane por në disa pjesë këngëtarët shfaqen duke kënduar shqip.
Videoklipi ka tëhequr vëmendjen sepse i përngjan pak një filmi me metrazh të shkurtër. Në videoklip lind edhe dyshimi mbi shtatzëninë e Loredanës, e cila duket me disa kilogramë më tepër se zakonisht dhe madje ka preferuar të shfaqet e veshur me rroba të gjera.