Mozzik habit fansat, bëhet tullac
Reperi i njohur Mozzik ka qenë një ndër emrat më të përfolur në fillim të këtij viti pasi largimi i tij bashkë me të vëllanë nga labeli “ON Records” bëri shumë bujë në media.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka treguar ndryshimin e ri në pamjen e tij.
Ai ka vendosur që të presë flokët, duke u kthyer kështu në tullac.
Komentet e fansave kanë qenë të shumta lidhur me këtë ndryshim drastik të reperit.