Mozzik habit me veprimin e tij, fshin nga rrjetet sociale kolegët e tij
Mozzik hoqi dorë nga koncertet përgjatë gjithë sezonit veror, për të qënë pranë së dashurës së tij Loredana që është shtatzënë. Së fundmi, ai i habiti të gjithë me veprimin e rradhës.
Reperi vendosi të heqë nga profili i tij në “Instagram” të gjithë miqtë, familjarët dhe kolegët e tij. Por Mozzik, pa lejuar që të nisin spekulimet e ka sqaruar vetë situatën.
“Shoqëria dhe kolegët për mua nuk janë në Instagram. I kam në jetë të përditshme dhe i respektoj. Fansat i kam edhe kur nuk ekzistonte Instagrami”,shkruan reperi në postimin e tij.