Mozzik jep lajmin e mirë për gjithë fansat, pasi u fshi nga Youtube “Madam” rikthehet sërish
Pas largimit nga studioja muzikore On Record, Mozzik publikoi klipin e parë që u prit mjaft mirë dhe madje arriti deri në 7 milion klikime në Youtube. Kënga “Madam” u shoqërua me një klip mjaft atraktiv, ku reperi shfaqej me të dashurën e tij.
Por shumë shpejt On Records ndërpreu suksesin e jashtëzakonshëm të kësaj kënge duke e fshirë nga Youtube, për të drejtat e autorësisë. Por reperi shqiptar me sa duket e ka gjetur një zgjidhje pasi kënga është rikthyer në kanalin e tij në Youtube.