Lajme

11 October 2018

Mozzik me postimin e tij të fundit i bën një premtim fëmijës që do vijë në jetë…

Prej disa muajsh Loredana është në pritje të ëmbël. Edhe pse ende nuk është konfirmuar asgjë si nga ana e Loredanës ashtu edhe Mozzik, postimet e tyre në rrjetet sociale kanë lënë shpesh të kuptohet se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Gjithashtu reperi përmes një postimi të bërë së fundmi në Instastory ka nënkuptuar që do të bëhet baba i një djali. Ai ka publikuar një imazh ku duket një baba që sakrifon gjithçka për të ardhmen e të birit. Ndoshta në këtë mënyrë, reperi ka dashur të tregojë se do të bëjë gjithçka për fëmijën që pritet të vijë në jetë së shpejti.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com