Lajme

16 December 2018

Mozzik publikon këngën kushtuar familjes e veçanërisht nënës

“Nana” është titulli i këngës më të re, të lansuar nga Mozzik dhe e të shoqëruar me videoklip.

Si gjithmonë, për tekstin e këngës është kujdesur vet reperi, i cili përpiqet të shprehë emocionet reale për gjërat më të çmuara në jetë.
Ky projekt është prodhim i Li dhe Macloud që kanë bërë muzikën dhe miksim, ndërsa Milian Mastering e ka bërë masterizimin e këngës.
“E mbyllim këtë vit me një këngë duke i shprehur emocionet reale që mendoj se secili varg dhe fjalë ka peshën e vet”.
“Nënë, kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë, ty të numëroj dy herë. Është e vetmja fjalë që shkruhet NËNË, e lexohet dashuri”, ka shkruar reperi në Instagram.
Përmendim se ky projekt pason këngën “Ghetto” të publikuar nga Mozzik në fund të muajit nëntor.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com