Mr. Bean rikthehet në JOHNNY ENGLISH 3
“Working Title” nisi xhirimet për serinë e tretë të “Johnny English”, sërish me figurën kryesore Rowan Atkinson, interpretuesi historik i Mr. Bean. Regjisori do të jetë David Kerr. Për momentin nuk ka të dhëna të shumta për ngjarjen dhe për aktorët.
Parodia e James Bond nisi në vitin 2003 me të parin “Johnny English”, i shkruar nga Neal Purvis, Robert Wade e William Davies, i fokusuar te aventurat e pafata të agjentit të MI-7 Johnny English. Përveç Atkinson, në film luanin Ben Miller, Natalie Imbruglia e John Malkovich. Kushtoi vetëm 40 milionë dollarë, por fitoi 160 milionë në të gjithë botën.
Vazhdimi i tij “Johnny English Reborn” doli në vitin 2011, ku përveç protagonistit kryesor ishin edhe Gillian Anderson, Dominic West e Rosamund Pike.