MTV VMA më pak ndjekshmëri se “Game of Thrones”
Ngjarja televizive kryesore e rrjetit, MTV Video Music Awards duhej të konkurronte kundër “Game of Thrones” në natën e së dielës.
Ky event muzikor u transmetua në 10 rrjete të ndryshme, por shfaqja nuk tërhoqi vlerësime të shumta.
Sipas Washington Post, VMAs e këtij viti solli 5.68 milionë shikues. Ky total është në rënie nga 6.5 milionë njerëz që ndoqën këtë event në 2016 dhe 9.8 milion njerëz në 2015.
Ngjarja televizive kryesore e MTV-së gjithashtu duhej të konkurronte kundër finales së sezonit të ‘Game-it of Thrones’, që kishte një rekord prej 12.07 milionë shikuesish.
VMA-të e së dielës shfaqën performanca nga Kendrick Lamar, Ed Sheeran, Lorde, Fifth Harmony, Gucci Mane, Miley Cyrus, Pink, Logic, Katy Perry, Nicki Minaj etj.
Lamar ishte fituesi i madh. Ai mori në shtëpi gjashtë trofe, duke përfshirë çmimin Videon e Vitit për “Humble”.