Murgesha e përfshirë në betejën ligjore me Katy Perry ndërron jetë në gjykatë
Një murgeshë e përfshirë në një betejë ligjore për një mosmarrëveshje prone me këngëtaren Katy Perry u rrëzua dhe vdiq në gjykatë gjatë një seance gjyqësore. Motra Catherine Rose Holzman ishte 89-vjeçe. Ajo ishte një nga 2 murgeshat e përfshirë në betejën ligjore me Perry-n mbi një ish-manastir në qytetin e Los Angeles. Perry pranoi të blinte pronën për 14.5 milionë dollarë në vitin 2015 por marrëveshja u prish kur banorët e mëparshëm kundështuan.
Murgeshat Catherine Rose dhe Rita Callanan thanë se nuk dëshironin t’i jepnin manastirin dhe tokën përreth yllit të muzikës për shkak se hitet e saj ndonjëherë kanë qenë provokative si “I Kissed a Girl” dhe “Ur So Gay”. Perry mendohet se i ka takuar murgeshat për t’i bindur dhe mendohet se i ka treguar tatuazhin e Jezusit si edhe këndoi një himn për to, por atyre nuk i’u ishte mbushur mendja.
Murgeshat i’a shitën pronën pronares së një restoranti Dana Hollister, pa miratimin e Kryepeshkopatës së tyre.