Naomi Campbell dhe Liam Payne flirtojnë hapur në rrjete sociale
25-vjeçari duket se ka simpati për femrat më të mëdha në moshë, pasi ka qenë në lidhje me këngëtaren Cheryl, e cila është dhjetë vite më e madhe se ai.
Ndërkaq, Campbell (48 vjeçare) është për 23 vite më e madhe se ish-anëtari i grupit “One Direction”.
Siç shkruan Cosmopolitan, këto ditë, këngëtari dhe supermodelja kanë shkëmbyer komplimente në profilet e tyre në Instagram, gjë që është kapur nga faqja Comments by Celebs.
Flirti ka nisur kur Naomi publikoi një fotografi me flokët kaçurrele, ku Liam e komplimentoi duke thënë: Perfesioni në person…mos më shiko me ata sy!”.
Por nuk vonoi që Naomi të bënte të njëjtën gjë, duke komentuar në foton e publikuar nga Liam ku shfaqej i zhveshur.
“Shpirt i bukur”, ka shkruar Naomi, ndërsa Liam ia ka kthyer: “I veti e njeh të vetin” dhe i ka dërguar një simbol puthjeje.
Përsa i përket publikut, duket se ai ka qenë i ndarë. Një pjesë janë shumë të habitur për këtë romancë të mundshme, e një pjesë shumë të lumtur.
never in a million years would i have thought THE liam payne and THE naomi campbell would cross paths romantically pic.twitter.com/ejeCa83u4W
— lesley barbosa (@essybaddie) January 19, 2019