Naomi Campbell : “Këto kohë kam menduar të bëhem me fëmijë”
Supermodelja Naomi Campbell ka shprehur dëshirën e madhe për tu bërë nënë. Në një intervistë për revistën ES ajo tha: “Këto kohë, kam menduar që të bëhem me fëmijë. Por tani, me metodat e reja të shkencës, unë mendoj se mund ta bëj kur të dua.” Më vonë, 46-vjeçarja shtoi se duhet të gjejë mashkullin e jetës së saj sepse nuk dëshiron të jetë prind i vetëm.
Para disa kohësh, Naomi kishte rrëfyer se e kishte menduar faktin që të adoptonte një fëmijë, por një gjë e tillë nuk ekzistonte më si alternativë për të. Ajo e bëri të qartë se dëshira është e madhe, por duket se si fillim duhet të ndërtojë një familje që fëmija të rritet i shëndetshëm psikologjikisht dhe fizikisht.