Naomi Campbell ndryshon look,mezi njihet!
Nëse themi ”Pantera e zezë” të gjithëve na shkon mendja menjëherë tek supermodelja Naomi Campbell.
Ajo së fundmi duket se qënka mërzitur me look-un e saj të vjetër me flokë të gjata dhe të drejta presh duke bërë një ndryshim total.
Ditën e djeshme ajo ka qënë e pranishme në javën e modës për meshkuj në Paris dhe ato që ranë menjëherë në sy ishin flokët e saj të shkurtra,kaçurrela dhe pak më të hapura në ngjyrë.