Natalie Portman kërkon mbrojtje-Përndiqet nga John Wick!
Natalie Portman kërkoi një urdhër kufizues për të mbrojtur veten nga një përndjekjes që pretendon se quhet John Wick dhe u përpoq të hyjë në zonën e banimit ku jeton aktorja.
Njeriu, i cili kishte marrë urdhër nga gjykata për të mos poseduar armë zjarri dy javë më parë, i binte zileve të dyerve të banorëve disa herë, duke mos u përgjigjur kur banorët kërkonin identitetin e tij përpara se të hapnin derën. Pastaj, policia u kontaktua dhe ndërhyri. Njeriu u tha oficerëve se quhej John Wick, edhe pse patenta e tij dëshmoi identitetin e vërtetë.
Përndjekësi i Natalie Portman tha se kishte qenë në kontakt me aktoren “disa herë në mënyrë telepatike dhe se udhëtoi nga Kolorado në Los Anxhelos për ta takuar”. John Wick, natyrisht, i referohet filmit dhe personazhit të interpretuar nga Keanu Reeves, i cili është një vrasës me pagesë.